Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim para deputetëve, në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke thënë se 21 vite pas ne kujtojmë të kaluarën tonë, dhe përpjekjet e gjata për lirinë e Kosovës.
“Historinë e kemi në krah, Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në vendet e ish-Jugosllavisë. Ishin 1133 fëmijë, shumë prej tyre foshnje disa javëshe”, tha Osmani para deputetëve
Ajo ka falënderuar të gjithë miqtë ndërkombëtar, falë të cilëve sot ne gëzojmë lirinë.
Osmani ka kujtuar të rënët e vendit dhe në mesin e të cilëve ishin edhe 1 mijë e 133 fëmijë, prej të cilëve ishin edhe foshnja disa javëshe.
Kryeparlamentarja Osmani ka theksuar se historia nuk do të na fal nëse ne hapim një kapitull të ri, pa e lexuar faqen e së djeshme dhe të sotmes.