9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Virusi rikthehet; 226 raste në 7 ditët e fundit

Rekomandime

Qëkur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë – 13 mars, vetëm në një ditë janë shënuar më shumë raste sesa sot (12 qershor), më 12 prill kur ishin shënuar 79 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të premten janë regjistruar 58 raste të reja me COVID-19, duke e përmbyllur një 7-ditësh si asnjë më parë.

- Advertisement -

Në shtatë ditët e fundit janë shënuar 226 raste të reja apo 17 për qind e totalit prej 1.384.

E gjatë këtij 7-ditëshi, janë shëruar vetëm 45 persona, duke rritur numrin e përgjithshëm në 921.

Rritja e dukshme e rasteve të reja nisi para një jave, më 6 qershor kur u regjistruan 36 raste dhe vazhdoi më 7 qershor me 40 raste, më 8 qershor me 29 raste, më 9 qershor me 6 raste, më 10 qershor me 29 raste, më 11 qershor me 28 raste dhe më 12 qershor me 58 raste.

- Advertisement -

IKSHPK-ja ka ditë që tërheq vërejtjen se lehtësimi i masave mund të bëjë që të krijohen vatra të reja të koronavirusit.

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të paparashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

- Advertisement -

Aktualisht, në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtruar 28 pacientë me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit