1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bushati: Ndarja e Kosovës është ide serbe që u përkrah nga shqipfolës! Nuk ka ardhur nga SHBA

Rekomandime

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se ideja e ndarjes së Kosovës ka ardhur në zyrën e tij dhe është një ide serbe, por që fatkeqësisht u përkrah nga shqipfolës. Në lidhje me deklaratat e Grenell se kjo ishte një ide e përkrahur nga John Bolton ish shefi i sigurisë së Trump, Bushati tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi SHBA nuk ka qenë kurrë e lëkundur kundrejt qëndrimeve të saj në lidhje me konfliktin Serbi-Kosovë.

- Advertisement -

“Ndarja e Kosovës është një ide Serbe, fatkeqësisht vijoi të promovohej nga shqipfolës. Sot ka njerëz që janë tërhequr nga kjo ide sidomos pas deklaratave të Grenell dhe ajo çfarë pamë është se procesi i njohjes së Kosovës nuk avancoi, Serbia arriti të përçajë klasën politike në Kosovë dhe jo vetëm dhe brenda BE u krijuan disa të çara ndërkohë që ne ishim mësuar me një ndërhyrje shembullore të familjes euroatlantike dhe SHBA , ku punohej së bashku dhe arritëm të siguronim çlirimin e Kosovës dhe krijimi i shteti të tij. Të gjitha këto fitore me hapjen e debatit për kufijtë, por çbënin disa arritje historike një e nga një.

Ne shqiptarët nuk duhet të vendosim për asnjë çast në kolateral arritjet tona historike. Para se të ikja nga ministër i Jashtëm kam marrë një telefonatë nga sekretari i jashtëm Pompeo në dhjetor të 2018 për çështje të tjera dhe në të gjitha takimet qëndrimi i SHBA ishte i qartë në këtë drejtim duke mos lënë asnjë shteg që mund të përdoreshin për t’i dhënë fund konfliktit mes Serbisë e Kosovës. Prandaj besoj se është ide serbe dhe jo nga SHBA“, tha Bushati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit