6 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 150 numrin e viktimave nga ky virus në Kosovë, krahasuar me një ditë më parë kur kishte 144 të vdekur gjithsej, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.
- Advertisement -
“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në kumtesën e MSH-së.