2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A do të dënohen Thaçi e Hyseni që u shfaqën pa maska, kështu përgjigjet Ministri Zemaj

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tash e disa herë në paraqitjet e tij publike është parë pa maskë.

- Advertisement -

Pa maskë në disa takime që kishte sot, është parë edhe koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, shkruan Reporteri.

Ai gjatë ditës është takuar sot me nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel dhe me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, …

Gepostet von Skender Hyseni am Mittwoch, 29. Juli 2020

- Advertisement -

Në të dy paraqitjet, të gjithë kanë qenë pa maska.

Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtësore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në…

Gepostet von Skender Hyseni am Mittwoch, 29. Juli 2020

- Advertisement -

I pyetur se a vlenë ligji edhe për zyrtarët e shtetit, e jo vetëm për qytetarët e thjeshtë, dhe se a mund të dënohen edhe Thaçi e Hyseni, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga konferenca për media tha se ligji duhet të funksionojë njëjtë për të gjithë pa dallim.

“Të gjithë qytetarët pavarësisht funksionit apo pozitës janë të obliguar t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe masat anti-Covid, u shpreh shkurt Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit