Policia e Kosovës dhe Inspektorati ka mbyllur edhe tri klube të natës në Vushtrri.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Rrahim Ajeti.
“I mbyllëm edhe tri klube të natës për shkak që nuk i respektuan masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, tha Ajeti.
Policia dhe Inspektorati kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë aksionet ndaj atyre që nuk i respektojnë masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.