Gjatë një tubimi të intelektualëve serbë në Beograd, Advokati i njohur Srgja Popoviç, akuzon si pozitën ashtu dhe opozitën për racizëm dhe për politika kolonialiste ndaj Kosovës.
Duke e pranuar publikisht se politika serbe ndaj shqiptarëve ka qenë dhe vijon të mbetet radikale. Një intelektual serb ka dalë tërësisht kundra rrymës duke i cilësuar krimet serbe në Kosovë një gjencid të pastër.
Ai gjithashtu flet edhe për politiken e Aparteidit serb ndaj shqiptarëve – „për atë, -thotë ai – shqiptarët kishin të drejtë për vetëmbrojtje“.
Në këtë moment ngrihet në këmbë nga radhët e publikut, kryetari i opozitës Boshko Obradovic i cili e kundërshton ashpër me folësin, duke tentuar ta frikësojë dhe ti mbyllë gojën.
Atëherë, intelektualët e dëbojnë nga tubimi, kryetarin e opozitës Boshko Obradoviç.