2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dokumenti i CIA-s: Në Kosovë nuk ka turq, ata i krijoi Serbia për të zhdukur identitetin shqiptar

Rekomandime

Pushteti serb me propagandën ndaj gjuhës shqipe shkoj aq larg sa që thoshin se gjuha shqipe është e varfër dhe duhet përdorur vetëm me njerëzit e paarsimuar:

- Advertisement -

Në dokumentin e CIA-së të vitit 1951 tregon politikën e poshtër serbo-komuniste kundër identiteti kombëtar shqiptar, duke tentuar më çdo kusht për të zbehur ndjenjat kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Dokumenti i CIA-s

Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e popullatës së shqiptarëve me pretekstin se ata ishin turq për shkak të besimit të tyre mysliman, mohuan pastaj të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe u përpoqën të zhduknin traditat e tyre dhe ndjenjat patriotike dhe kombëtare. Dokumenti thotë së në Kosovë, nuk ka pasur kurrë turq, por familje shqiptare që flisnin turqishten. Dhe pushteti serbo-komunist kishte dhënë privilegje për familjet shqiptare që dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke. Ata shkuan aq larg sa nxiten edhe përçarje mes shqiptarëve mysliman dhe shqiptarëve katolikë.

- Advertisement -

Familje të shumta shqiptare që jetojnë në Prizren, Prishtinë dhe Pejë e flasin turqishten po aq rrjedhshëm sa edhe shqipen. Si rezultat, ekziston një përpjekje nga ana e serbëve për të thënë se ata që flasin gjuhën turke kanë origjinë turke dhe prandaj duhet të arsimohen në atë gjuhë. Ata përfitojnë nga ndjenja e thellë fetare në mesin e popullsisë së asaj zone për të dekurajuar miqësinë që myslimanët kosovarë kanë me katolikët e asaj zone dhe që ata thonë se nuk tolerohet nga feja myslimane. Prandaj, sipas tyre, shqiptarët që e vazhdojnë këtë miqësi duhet të konsiderohen katolikë dhe rrjedhimisht përse të mos shkojnë në Romë?

Pushteti serb me propagandën ndaj gjuhës shqipe shkoj aq larg sa që thoshin se gjuha shqipe është e varfër dhe duhet përdorur vetëm me njerëzit e paarsimuar: Me qëllim të avancimit të interesave të tyre antishqiptare, një pjesë e popullsisë që banonte në qytet flisnin vetëm gjuhën turke për tregti dhe marrëdhënie me qeverinë. Ata injoronin gjuhën shqipe dhe e përdorin për të folur vetëm me personat e paarsimuar. At flisnin turqisht duke e konsideruar turqishten si superiore ndaj shqipes, Pas tridhjetë viteve të dominimit serb, megjithatë, gjuha turke e folur nga ky grup është korruptuar nga një përzierje e fjalëve shqiptare dhe sllave. Edhe pse ka ende një numër familjesh në qytetet Prizren, Prishtinë, Mitrovicë dhe Vushtrri, të cilët vazhdojnë të flasin turqisht por në zhdukje e sipër.

- Advertisement -

Pushteti serbo-komunist mbështeti vetëm shkollat në gjuhen turke dhe serbe dhe inkurajonte studentet me ndihma për të vazhduar shkollimin në këto shkolla

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit