4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Molliqaj: E dhimbshme, Serbia po gëzohet njësoj si Albin Kurti

Rekomandime

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Molliqaj në Facebook ka shkruar se Gjykata Speciale është angazhim i drejtpërdrejtë për kriminalizimin e UÇK-së dhe përpjekjes për liri të popullit të Kosovës.

“Gjykata Speciale po e gjykon politikisht UÇK-në. Ndryshe nuk mund të interpretohet arrestimi i shumicës së drejtuesve ushtarakë dhe politikë të saj. Ishte e qartë prej fillimit: Gjykata Speciale është iniciativë e Serbisë. Ishte e qartë prej fillimit: Gjykata Speciale ka mbështetje nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, që edhe ashtu, luftën tonë për liri asnjëherë s’e trajtuan si të tillë, por vetëm si një konflikt të brendshëm etnik”, ka thënë ai.

Tutje, Molliqaj thotë se kjo gjykatë nuk do të bëhej pa mbështetësin vendor. Madje, Molliqaj thotë se Serbia është gëzuar e thotë se është gëzuar edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

- Advertisement -

“Por kjo gjykatë s’do të bëhej dot pa mbështetësit vendorë. Pa gëzimin dhe entuziazmin fillestar të LDK-së, të kombinuar me insistimin dhe votat e PDK-së, gjykatën sot s’do ta kishim.

Dhe kjo gjykatë, s’do të vazhdonte të mbetej në mesin tonë, pa një konstelacion të ri politik, ku gëzimi dhe entuziazmi për të, bashkë me votat dhe insistimin për t’mos e ndalur bashkohen tek subjekti politik Vetëvendosje dhe tek emri i veçantë Albin Kurti. E dhimbshme. Serbia po gëzohet. Njësoj si Albin Kurti. Kushdo që i gëzohet përndjekjes dhe kriminalizimit të luftës së UÇK-së, ose është naiv, ose i ligë, ose tradhëtar. E ne e dijmë që Albin Kurti nuk është naiv”, ka thënë ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit