13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vjosa Osmani: Emërimi i konsullit në Pragë është bërë nga Thaçi, do ta shfuqizoj vendimin

Rekomandime

U.D e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas emërimit të konsullit në Pragë.

Ajo ka thënë se emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga ajo si ushtruese e detyrës, transmeton IndeksOnline.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë, prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.

Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”, ka thënë Osmani.

Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, sipas Osmanit, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike.

- Advertisement -

Nuk mund të hapen konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit