Data më e rëndësishme në historinë e Kosovës mbetet 17 shkurti i vitit 2008. Në këtë ditë Kosova shpalli Pavarësinë duke u bërë shteti më i ri i Evropës.
Ndërsa sot feston 13 vjetorin e saj, dhe festimet për këtë festë janë shtrirë në të gjitha trojet shqiptare por edhe jashtë saj.
Që nga ajo ditë shumë emra u lanë të ngjashëm me shtetin e Kosovës. Kosovë e Kosovare u lanë emra shumë fëmijëve gjithandej globit. Por për dikë ky emër është edhe më i veçantë.
17 shkurti i 2013-ës ishte i veçantë për një familje nga Kosova e cila jeton në Gjermani.
Po në këtë ditë ka lindur vogëlushi që shihni në foto, shkruan Jepizë.Ai është regjistruar në Gjermani me dy emra, njërin Kosovë që simbolizon datën dhe orën kur është shpallur Pavarësia e Kosovës dhe emrin e dytë e ka Dorian.