Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka shpërndarë një fotografi të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit derisa konfrontohej me policinë serbe.
Latifi ia ka b ashkangjitur edhe disa fototgrafi fotografisë, duke thënë se Demaçi ishte në mesin e atyre që nuk dinin as të frikësoheshin e as nuk bliheshin dot
“Regjimet shtypëse rëndom i përdorin dy metoda për t’i thyer disidentët: korruptimin ose frikësimin. Demaçi ishte në mesin e atyre që nuk dinin as të frikësoheshin e as nuk bliheshin dot. Ai e dinte se ideja e lirisë mbahet gjallë veç duke mposhtur frikën nga vdekja. Kjo fotografi e tregon gjithë shpirtin e tij”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Kjo fotografi u shpërnda edhe nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila tha se kjo është pa dyshim një nga fotografitë më ikonike të Adem Demaçit.
Kujtojmë se sot është 85-vjetori i lindjes së veprimtarit Adem Demaçi
https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/442731273538517