E gjithë policia e Romës është në këmbë para ndeshjes sonte mes Italisë dhe Zvicrës.
Një alarm për bmbë ka ngritur në këmbë të gjithë ndërkohë që për pak pritet të nisë ndeshja Itali-Zvicër.
Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.
Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle.
Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar dhe pritet të jepen sa më parë detaje nëse është alarm i rremë për të qetësuar situatën dhe për të lejuar zhvillimin e ndeshjes siç është paraparë.
#Allarme bomba a #Roma. L’allerta è scattata in zona Prati-Della Vittoria, dove in un’auto in sosta è stato visto un pacco sospetto https://t.co/mK1jkAM3m6
— occhionotizie.it (@occhio_notizie) June 16, 2021
Roma, allarme bomba in Prati: auto con fili sospetti, artificieri a lavoro https://t.co/TzeBh1uU4P
— Il Messaggero (@ilmessaggeroit) June 16, 2021