Analistja Kimete Berisha ka komentuar ndodhitë e sotme në veri, duke vënë theksin tek veprimet e kryeministrit Kurti në raport me to.
Ajo me anë të një postimi në Facebook madje është shprehur se “Kurti po kërkon Iuftë në veri”, shkruan Kosova ime.
“Njësia Speciale shkoi në Veri për të arrestuar serbë, dhe përfundoi (e përgjakur) duke arrestuar shqiptarë”, ka shkruar ajo.
E në anën tjetër, sipas saj Kurti po kërkon nga gjakovarët dashuri për kandidaten e VV-së atje, Mimoza Kusarin.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Në Gjakovë lyp dashuri, në Veri lyp Iuftë!
Njësia Speciale shkoi në Veri për të arrestuar serbë, dhe përfundoi (e përgjakur) duke arrestuar shqiptarë.
Për të arrestuar shqiptarë të Shipolit s’kanë nevojë të shkojnë në Veri.
Ndërkohë që Njësia Speciale u suImua nga serbët dhe se policët po e sakrifikonin jetën e tyre për djathin e Sjenicës,
Albin Kurti kërkonte nga gjakovarët dashuri për Mimoza Kusarin.
U tha: Kush më do mu’, nuk mundet mos
me dasht Mimoza Kusari Lilën!
Por kjo nuk do të thotë se ‘kush e do Mimozën, është i obliguar ta dojë edhe Albinin’.
Ndërkohë që Albin Kurti në Gjakovë kërkonte dashuri,
Mytaher Haskuka në Prizren lypte ‘hu’!
Anipse Albin Kurti ia kishte huazuar Mytës
(siç e quan ai me emēr përkëdhelës)
karakterin e tij për fushatë
(në bilbord shihet fytyra e Albin Kurtit, dhe emri i Mytaher Haskukës),
kot ia mbulon fytyrën Mytaherit,
Mytaheri nuk u durua pa e zbuluar para kamerave paturpësinë dhe nivelin e tij të ulët!
E quajti ‘rrugaçe’ një asambleiste nga Hasi, me emrin Sherife!
Presidentja e Kosovës (që i thotë vetes Sherife), ka marrë vendim se kushdo që është kundër që Albin Kurti ta shfrytëzojë Njësinë Speciale për fushatë në Veri, është me KRlMlN e organizuar.
Rakiqi e quan Albinin – Natë e Kristaltë (Hitler), kurse Albini e quan Rakiqin – paqësor!
Ndërsa Donika Gërvalla në OKB tregonte sesi gjermanët kanë kryer gjenocid ndaj serbëve!
P.S. Krejt mbrapsht po ju shkon!. /Kosova ime