8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Bekim Jashari i mëshon rreptë VV-së: Thotë se e ndihmuan PDK-në në zgjedhje

Rekomandime

Kryetari i VV-së në Skënderaj dje kërkoi rivotim në këtë komunë. Por, Bekim Jashari nuk ka kursyer as këtë parti politike me reagimin e tij pas humbjes së zgjedhjeve.

- Advertisement -

Jashari duket se nuk do për asnjë çmim të identifikohet me partinë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti pasi ka bërë një suIm shumë të ashpër ndaj Vetëvendosjes.

“Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit. Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoi kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat”, ka shkruar Jashari.

Ai më tej ka shkruar se propaganda se ai është me Vetëvendosjen i ka kushtuar në këto zgjedhje dhe e ka dëmtuar rëndë.

- Advertisement -

Kujtojmë që në komunën e Skënderajt ka fituar kandidati i PDK-së me emrin Fadil Nura pa balotazh.

Statusi i plotë i z. Jashari: 

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit