Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat me kusht për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 17 tetorit.
Në komunën e Drenasit, më së shumti vota me kusht ka marrë kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci.
Ai ka marrë gjithsej 219 vota.
Pas Lladrovcit, më së shumti vota ka marrë kandidati i Demokratët për Drenasin, Driton Ajazi, me 148 vota.
Pas tij më së shumti vota ka marrë kandidati i LVV-së, Fejzi Kiqina, 116 gjithsej.
Kandidati i GPD, Xhavit Drenori ka marrë 34 vota.
23 vota ka marrë kandidatja e AAK-së, Arta Ahmeti-Xhylani, teksa 10 vota ka marrë kandidatja e LDK-së, Anduena Gllareva.