Analisti Nexhmedin Spahiu ka publikuar në Facebook një pjesë nga fjalimi i Xhafer Devës, politikanit dhe patriotit shqiptar, Xhafer Deva, që këto ditë është bërë temë temë e diskutimi në opinion.
Sipas Nexhmedin Spahiut, Xhafer Deva ishte politikani i parë që kishte përmendur fjalën “VETËVENDOSJE”, qysh në vitin 1971.
Spahiu ka ironizuar edhe me kryeministrin e Kosovës dhe themeluesin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i thënë se duhet të tregojë se nga e ka marr sloganin dhe idenë për Vetëvendosje sepse në të kundërtën quhet plagjiator.
“Politika që ne KOSOVARËT shprehim asht shprehë në Kongresin që kemi mbajtë para pesë viteve e që asht: VETVENDOSJE”.
Mos po mendoni se është ndonjë fjalim i Albin Kurtit? Jo. Është fjalimi i Xhafer Devës më 1971.
ALBIN, kur ja huazon tjetrit idenë dhe vetë sloganin, duhesh me ia përmend emrin ndonjëherë, përndryshe quhesh plagjiator”, ka shkruar Spahiu në Facebook.