4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Lladrovci vizitë në Republikën Dominikane, takon shqiptarë atje

Rekomandime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar Republikën Dominikane, ku është pritur nga miku i tij, Veton Binakaj, i cili ka kontribuar me tërë familjen për lirinë e Kosovës.

Ai po ashtu, ka takuar deputetin e këtij vendi mik që ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Mariano Montero.

- Advertisement -

Lladrovci në rrjetin social ka shkruar se “Jemi me fat qe kemi kaq shumë shqiptarë të suksesshëm në botë, të cilët janë një potencial i madhe për zhvillimin e Kosovës dhe ngritjen e imazhit të saj në botë”.

Postimi i plotë i tij:

Të bëhët zemra mal ku në çdo skaj të botës takon shqiptar të suksesshëm me kontribute te jashtëzakonshme në biznes dhe në të gjitha fushat. Një nga ta është edhe miku im Veton Binakaj, i cili na mirëpriti në rezidencën e tij në Republikën Dominikane, gjatë vizitës sime në këtë shtet. Vetoni udhëheq një biznes shumë të suksesshëm në Nju Xhersi të SHBA-ve. Duke qenë nga një familje me rrënjë te thella patriotike, biri i patriotit dhe profesorit te nderuar Rrustem Binakaj, nga Drenoci i Deçanit, Vetoni nuk i ka shkëputur asnjëherë lidhjet me Atdheun. Ai ka mbështetur UÇK-në dhe luftën për liri duke qenë krah i fortë dhe një nga miqtë me të afërt të Heroit të Kosovës Jashar Salihut. Vetoni vazhdon të mbështesë dhe lobojë për shtetin e Kosovës jo vetëm në ShBA , por edhe në Republikën Dominikane ku ka krijuar miq njerëz me influencë në politikën e këtij vendi. Njeri prej tyre është edhe ish deputeti i Republikës Dominikane, Mariano Montero, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në njohjen e Kosovës nga Republika Dominikane. Gjatë takimit miqësor që pata me të e falënderova për këtë mbështetje dhe shkëmbyem mendime se si t’i qojmë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve tona!

- Advertisement -

Jemi me fat qe kemi kaq shumë shqiptarë të suksesshëm në botë, të cilët janë një potencial i madhe për zhvillimin e Kosovës dhe ngritjen e imazhit të saj në botë!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit