2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hoxhë Shefqet Krasniqi: Kiameti është afër, ja faktet nga lakuriqësia e deri tek ndërtesat e mëdha

Rekomandime

Imam Shefqet Krasniqi ka deklaruar se fundit i botës është shumë afër. Ai tha të janë të gjitha shenjat e kiametit, nga zhveshja, lakuriqësia e femrave deri te lejimi i ndërtimit të objekteve të mëdha.

“Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014″.

- Advertisement -

“Ne si njerëz nuk e dimë saktë se kur do të ndodhë kiameti, nga që çështja e kiametit në mënyrë specifike i përket vetëm të madhit Zot. I madhi Zot ka lënë shenja të mëdha dhe të vogla të kiametit. Së pari, vijnë shenjat e vogla që janë me dhjetëra dhe me qindra, të cilat i kam përmbledhur në libër. Shenja e parë e vogël e kiametit është ardhja e profetit Muhamed”, thotë Krasniqi.

“Ai e ka thënë vetë: “Jam dërguar unë”. Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: Vdekja e profetit Muhamed, përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme. Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve”, deklaroi ai për ABC.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit