2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

7 fakte interesante që nuk i keni ditur për Vlora Çitakun

Rekomandime

Vlora Çitaku, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndër politikanet më të pëlqyera kosovare, pa marrë parasysh subjektin të cilit i takon.

Vlora, ka përfunduar një MA në Medie dhe Gazetari, dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore, gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999.

- Advertisement -

Më poshtë ju sjellim disa gjëra që ndoshta s’i keni ditur rreth Vlorës:

1. Vlora është punëtorja më e re në historinë e OSBE’së, me vetëm 17 vjet.

2. Zëdhënësja më e re ndonjëherë e ndonjë subjekti politik, 19 vjet.

- Advertisement -

3. Në SHBA njihet si nga refugjatet diplomate, gjithashtu është shpallur si diplomatja më me stil.

4. Nënat e Sebrenicës i kanë shkruar letër falënderimi Vlorës, e cila i ka përmendur në Këshillin e OKB’së, ku ka numëruar KRlMET e Serbisë, derisa ambasadori i Bosnjës nuk ka mundur të flasë për ato krime.

- Advertisement -

5. Vlora është vlerësuar si ministrja më e suksesshme në periudhën 2011 -2014.

6. Revista elitare amerikane “Washington Life”, ka shkruar një artikull për Vlorën, ku ka treguar për jetën e saj, duke e titulluar artikullin “Rruga e Vlora Çitakut nga refugjate në ambasadore”. Ndër të tjerash aty citohet Vlora:

“Ne kosovarët jemi provë e gjallë se kur ka solidaritet ndërmjet kombeve të lira të botës, atëherë jeta e mund vdekjen dhe e mira ngadhënjen mbi të keqën”.

7. Ka qenë përkthyese në Rambuje.

Vlora Citaku ka qenë inspirim për gratë e reja të merren me politikë, ashtu siç e shprehe edhe vetë “Kam dashur të dëshmoj se për të qenë në politikë nuk d.m.th të jesh e vjetër apo burrë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit