22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Media britanike tregon pesë shenjat rrëqethëse se Vladimir Putin vuan nga kanceri: Ka një diagnozë fatale

Rekomandime

Disa të dhëna të tmerrshme sugjerojnë se Vladimir Putin vuante nga kanceri i tiroides dhe sëmundja e Parkinsonit, kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

- Advertisement -

Kremlini ka refuzuar të ofrojë ndonjë shpjegim në lidhje me atë që ekspertët dhe hetuesit thonë se janë shenja të qarta se shëndeti i tij po keqësohej kur filloi luftën me Ukrainën.

Në paraqitjet e fundit publike, Putin – i njohur në Rusi për imazhin e tij të “burrit të fortë” – është dukur “i fryrë” dhe dukshëm “i dobësuar” në krahasim me imazhet e mëparshme.

Rënia dramatike e gjendjes së tij fizike i ka shtyrë të huajt të pyesin nëse ai po lufton me një sëmundje të rëndë apo edhe me disa sëmundje njëherësh.

- Advertisement -

Ekspertët besojnë se ka diçka seriozisht që nuk shkon me shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin

Në nëntor të vitit të kaluar, një analist politik rus zbuloi se despoti ishte goditur nga kanceri dhe sëmundja e Parkinsonit, ndërsa një burim i veçantë pretendoi se Putin ishte operuar për kancerin e barkut.

- Advertisement -

Teoria e Parkinsonit u forcua në mes të marsit, kur Putini u pa duke çaluar jashtë skenës pas një mitingu pro luftës në Moskë.

Kirurgu Alexey Shcheglov, shihet në krahun e Vladimir Putinit gjatë Olimpiadës 2014, në Soçi

Pamja në rënie e liderit rus gjithashtu i shtyu analistët të pyesin nëse fytyra e tij “e fryrë” ishte shkaktuar nga një koktej steroidësh – që zakonisht përdoren për të trajtuar kancerin, shkruan media britanike Mirror.

Por megjithëse shumë teori të kohëve të fundit sugjerojnë se ka diçka që nuk shkon fizikisht me tiranin, hetues të tjerë besojnë se vendimet e tij të pashpirta në lidhje me luftën në Ukrainë mund të shkaktohen nga “paqëndrueshmëria psikologjike”.

Ekspertët e zërit në firmën japoneze “Risk Measurement Technologies” krahasuan zërin e tij nga koha kur ai urdhëroi trupat ruse të hynin në luftë në shkurt me regjistrimet më të fundit, ndërsa trupat e tij vazhdojnë të luftojnë në Ukrainë.

Më poshtë janë pesë të dhënat rrëqethëse që Putin vuan nga kanceri i tiroides dhe sëmundja e Parkinsonit, të cilat i ka shpjeguar një nga një mirror.co.uk:

Mjeku i kancerit në dorë të Putinit

Sipas raporteve, një kirurg i specializuar në kancerin e tiroides te pacientët e moshuar, po mbahet nën kontrollin e Putinit.

Yevgeny Selivanov, nga Spitali Qendror Klinik i Moskës, ka fluturuar te presidenti rus të paktën 35 herë në vendpushimin e Detit të Zi, Soçi.

Tani media investigative e Projektit (ose Proekt), e cila është bllokuar në Rusi, ka informacione që mbështesin teoritë e fundit se ai po fsheh problemet e tij mjekësore nga njerëzit e tij.

“Ne premtuam t’ju zbulojmë sekretin kryesor të Kremlinit. Sigurisht, ne po flasim për shëndetin e Vladimir Putin”.

Në raport thuhet: “Përgjithësisht pranohet se në vitin e 23-të të mbretërimit të tij, presidentit të Rusisë i intereson vetëm gjeopolitika. Në fakt, ka të paktën një çështje tjetër për të cilën Putini nuk është më pak i shqetësuar – shëndeti i tij. Putini ka treguar publikisht interes për problemin e kancerit të tiroides. Në korrik 2020, ai u takua me kreun e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë, Ivan Dedov, i cili është shefi i vajzës së madhe të Putinit, Maria [Vorontsova]”.

“Dedov i tha presidentit për prevalencën e lartë të kancerit të tiroides dhe foli për ilaçin e ri hormonal Tyrogin, i cili lufton metastazat pas operacionit”.

“Rimëkëmbja e 95%-98%?”, pyeti Putin dhe dëgjoi një përgjigje pozitive.

“Me të vërtetë flitet në qarqet mjekësore për problemet shëndetësore të presidentit”.

Kjo vjen pasi Putini qëndroi në izolim për disa muaj gjatë pandemisë Covid-19, duke bërë vizita në spitale vetëm kur ishte i veshur me një kostum të plotë të rrezikut biologjik.

Teoria e Parkinsonit dhe Kancerit

Teoritë për shëndetin e sëmurë të Putinit u ndezën nga analisti politik, Profesor Valery Solovei, i cili në nëntor 2020 sugjeroi se tiranit i ishte zhvilluar kanceri dhe Parkinson – gjë që po fshihej nga publiku rus.

Megjithëse teoria u mohua nga Kremlini, Prof Solovei tha se despoti kishte marrë gjithashtu trajtim për sëmundjen degjenerative në shkurt 2021.

Putin është i popullarizuar në mesin e votuesve rusë për imazhin e tij të ‘burrit të fortë’.

Prof Solovei – ish-shefi i departamentit të PR të Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, pretendoi se ishin zyrtarët e Kremlinit ata që konfirmuan diagnozën e Putinit.

Në atë kohë, Prof Solovei tha gjithashtu se Presidenti planifikoi të tërhiqej nga pozicioni i tij në fillim të vitit 2022.

Një burim i veçantë rus sugjeroi se lideri rus i ishte nënshtruar një operacioni për kancerin e barkut.

Duke folur për të dyja kushtet në vitin 2020, Prof Solovei tha: “Njëra është e natyrës psiko-neurologjike, tjetra është një problem kanceri. Nëse dikush është i interesuar për diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam asnjë të drejtë etike t’i zbuloj këto probleme. Diagnoza e dytë është shumë, shumë më e rrezikshme se diagnoza e parë, pasi Parkinson nuk kërcënon gjendjen fizike, por vetëm kufizon paraqitjet publike. Por ka një diagnozë fatale”.

“Bazuar në këtë informacion, njerëzit do të jenë në gjendje të nxjerrin një përfundim për horizontin e tij të jetës, i cili nuk do të kërkonte as edukim mjekësor të specializuar”.

Çalimi i Putinit

Teoritë për diagnozën e mundshme të Putinit për Parkinson u bënë jehonë në fund të marsit pasi despoti u filmua duke çaluar nga skena pas një mitingu pro-luftës.

Klipi i Putinit duke çaluar, shtoi spekulimet në rritje se lideri mund të vuante nga sëmundja, e cila mund të ndikojë në sjelljen e tij.

Sir Richard Dearlove, një ish-shef i MI6, i ka thënë kohët e fundit se shpesh ekziston një lidhje midis sëmundjes dhe një “humbjeje të përmbajtjes”.

Sir Dearlove, i cili drejtoi shërbimin sekret nga viti 1999 deri në vitin 2004, tha: “Ndoshta sjellja e Putinit – ndoshta racionaliteti i tij – është paragjykuar ose komprometuar nga sëmundja. Shpjegimi më i mirë, që ne nuk e dimë nëse është i saktë apo jo, është se ai mund të ketë Parkinson”.

Është sugjeruar se lideri rus ka Parkinson dhe kancer

“Kjo sigurisht që kam dëgjuar nga disa neurologë që thonë se humbja e përmbajtjes, psikoza, janë simptoma shumë të zakonshme të Parkinsonit”.

Shqetësime të tjera janë ngritur në përgjithësi për gjendjen neurologjike të Putinit.

Marco Rubio, një senator amerikan dhe anëtar i lartë i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, kohët e fundit spekuloi se “diçka nuk shkon” me shefin e Kremlinit.

Rubio i tha Telegraphit: “Do të doja të mund të ndaja më shumë, por tani për tani, mund të them se është shumë e qartë për shumë njerëz që diçka nuk shkon me Putinin. Ai ka qenë gjithmonë një vrasës, por problemi i tij tani është i ndryshëm dhe domethënës”.

Putin gjatë një koncerti për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit rus të Krimesë në stadiumin Luzhniki në Moskë me 18 mars

“Putin duket se ka disa probleme shëndetësore neuro/fiziologjike”.

The Times raportoi Tatiana Stanovaya, nga firma e analizës politike R.Politik, duke thënë:

“Ai (Putini) është tërhequr shumë në vetvete gjatë dy viteve të fundit. Ai është distancuar nga makineria burokratike, nga pushteti, nga elita. Ai kalon shumë kohë vetëm duke zier në frikën dhe mendimet e tij”, tha Tatiana Stanovaya nga firma e analizës politike “R.Politik” për “The Times”.

Steroidet

Analiza krahasuese e paraqitjeve publike të Putinit tregon se ai duket më keq për veshjen, me një fytyrë të fryrë.

Ekspertët besojnë se ky përkeqësim ka të ngjarë për shkak të trajtimit me steroide për një gjendje – me disa që sugjerojnë se medikamentet e fuqishme janë përshkruar për një problem të shpinës.

Megjithatë, të tjerët besojnë se ilaçi po përdoret sepse lideri vuan nga kanceri.

Efektet anësore të barnave përfshijnë ndryshime të shpejta të humorit dhe ndryshime të rënda të sjelljes.

Putin takohet me shefin e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë, Ivan Dedov

Sipas Macmillan Cancer Support, një dozë e lartë e steroideve madje mund të shkaktojë konfuzion ose ndryshim të njohjes.

Organizata bamirëse thotë: “Kjo mund të përfshijë mendime të çuditshme ose të frikshme”.

Fiona Hill, ish-ekspertja e lartë britanike në Shtëpinë e Bardhë për Rusinë, i tha Politico: “Putini nuk duket aq i mrekullueshëm, ai ka qenë mjaft i fryrë. Ne e dimë se ai është ankuar për probleme me shpinën. Edhe nëse nuk është diçka më e keqe se kaq, mund të jetë se ai po merr doza të larta steroidesh, ose mund të ketë diçka tjetër. Duket se ka një urgjencë për këtë që mund të nxitet edhe nga faktorë personal”.

Spiunët konfirmojnë kancerin

Më 13 mars, një grup spiunësh globalë i bënë jehonë teorisë se pamja “e fryrë” e Putinit ishte nxitur nga përdorimi i steroideve për kancerin.

Figura të larta nga Australia, Kanadaja, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se ka një shpjegim fiziologjik për pushtimin e tij në Ukrainë – për të cilin ata thanë se ishte shkaktuar nga “sjellja e tij gjithnjë e më e çrregullt”.

Ata po avancojnë teoritë se Putin mund të vuante nga kanceri dhe trajtimi mjekësor që po merr, gjë që ka ndryshuar ekuilibrin e mendjes së tij.

Burimet citojnë gjithashtu vendimin e diktatorit për t’u izoluar fizikisht nga të ftuarit, pasi përdorimi i drogës po shtyp sistemin e tij imunitar.

Ekipet e shpëtimit evakuojnë një grua të moshuar, ndërsa sulmi rus ndaj Ukrainës vazhdon në qytetin Irpin, rajoni i Kievit

Emmanuel Macron u detyrua të ulej në anën tjetër të një tavoline prej 13 metrash gjatë një takimi me Presidentin rus.

Dhe ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ishte ulur gjithashtu në anën tjetër të një tavoline veçanërisht të gjatë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit