Patriot Brahimi, djali i dëshmorit, Halim Brahimi ka thënë se pas publikimit të emrave të punësimeve familjare në KEK, është telefonuar nga Ylli Shala, inxhinier i KEK-ut dhe anëtar i Komisionit Prasnues në procesin rekrutues.
Brahimi në Debat Plus në RTV Dukagjini, i cili aplikoi për punë në konkursin e fundit të KEK-ut por pa arritur të punësohej në korporatë, ka thënë se është telefonuar nga Ylli Shala.
Brahimi, tha sot se ka zhvilluar një bisedë rreth 34 minutëshe në telefon me Shalën.
Thirrjen telefonike nga anëtari i Komisionit Pranues në punësimet e KEK-ut, Brahimi tha se e mori pas shfaqjes së tij në publik me pretendime për shkelje në procesin rekrutues në KEK.
“Ai [Ylli] më ka thirrë mu më tha ‘jam Ylli Shala’. Tha ka me të ndihmu dhe me të përgatit ty për konkursin tjetër në muajin prill. Tha kena me të përgatit edhe ty, sikurse që i kemi përgatit të tjerët. 34 minuta kam bisedu me të dhe ia kam thënë krejt senet. Mbi 40 vet janë të punësuar aty familjarë të zyrtarëve edhe vëllau jem mu kanë e kisha përmend. Pse mu punësu një familjar i një zyrtari të KEK dhe përse me u anashkalu fëmija i dëshmorit”, tha Brahimi.