13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Osmani: Armatosja e Kosovës nga Britania, shpikje e Serbisë

Rekomandime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka quajtur shpikje raportimet e mediave serbe se Kosova po furnizohet me armë nga Britania e Madhe.

“Tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është temë që ata e shpikin në mënyrë që të ndryshojë narrativat se kinse të gjithë po e bëjnë. Ne tash kemi partneritet me shtetet tjera”, tha Osmani.

- Advertisement -

Presidentja Osmani në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se Kosova është në koordinim me partnerët për ta furnizuar me armë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ne nuk kemi marrë armë në kontekstin që po e thotë Vuçiq, por ne jemi partnerë me SHBA-në dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, në mënyrë që ta furnizojmë ushtrinë tonë, me mjetet që ka nevojë”, tha ajo.

Sipas saj, kjo fushatë e Serbisë po bëhet për ta fshehur faktin që ajo po furnizohet me armatim nga Kina.“Fushata e Serbisë kundër Kosovës dhe kundër partnerëve të Kosovës, gjithmonë vjen në momente kur ata tentojnë me fshehë diçka.

- Advertisement -

Kjo ka filluar nga armatosja shqetësuese që po e bënë Serbia këto ditë sidomos, por ka ndodhur me muaj të tërë dhe siç e dini, Serbia partnerë në aspektin ushtarak e ka Rusinë dhe Kinën”, theksoi presidentja.

Mediat në Serbi ditëve të fundit kanë raportuar se Kosova është duke u furnizuar me armatim nga Britania e Madhe.

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një deklaratë ka thënë se raportimet e mediave serbe nuk duhet të merren si fakte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit