Qytetarët që kryejnë punë fizike shpesh herë hasin në persona të cilët u krijojnë telashe dhe nuk kryejnë obligimin financiar ndaj tyre ashtu siç merren vesh, shkruan Rajoni.org.
Me raste ndodh që të përballen edhe me ofendime e kërcënime nga ta, e edhe më keq të suImohen fizikisht.
Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku një person ka deklaruar se është suImuar fizikisht nga një 33-vjeçar.
Mediet mësojnë se viktima bashkë me katër persona të tjerë ishin marrë vesh me të dyshuarin që të punojnë tokën e tij dhe derisa po kryenin punën për të cilën ishin kontraktuar, të njëjtit janë përballur me kërcënime serioze nga pronari i arës.
33-vjeçari dyshohet se u kishte kërkuar punëtorëve që të dalin nga toka e tij, në të kundërtën do t’i vriste dhe më pas i njëjti ka refuzuar t’ua paguajë paratë për të cilat ishin dakorduar që të kryejnë punën.
I dyshuari po ashtu e kishte suImuar fizikisht vktimën, duke e goditur me shuplaka me ç’rast i ka shkaktuar Iëndime trupore. Punëtori ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rastin e ka denoncuar dhe në Polici.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe më pas është shoqëruar edhe në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Iëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’./Rajoni.org/