Mediat italiane i kushtojnë vëmendje një historie si ajo e filmave me ‘heronj’.
Një mjek shqiptar sapo kishte dalë nga kisha pas kurorëzimit të martesës me gruan e tij.
Bëhet fjalë për shqiptarin, Sokol Berisha i cili punon si mjek në Itali.
Në momentin që kishte dalë nga kisha e së Shën Françesko d’Assisi në Matera, një e moshuar rreth 60-vjeçare nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte pësuar gjendje të fikti.
Sapo ka parë ngjarjen në fjalë mjeku shqiptar nuk ka hezituar dhe i ka dhënë ndihmën e shpejtë duke përdorur edhe pajisjet e ndihmës së shpejtë dhe defibrilatorin që ndodheshin në Kishë.
Kjo ndërhyrje ka qenë vendimtare për 60-vjeçare e cila shpëtoi paq pasi u dërgua me urgjencë në spital. Kështu mjeku, Sokol Berisha u shpall ‘dhëndri hero’ i zonës.
Mjeku me origjinë shqiptare, është edhe administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 18 maj 2019 në Matera.
“Unë jam mjek”, tha. Dhe kështu ai i shpëtoi jetën e një 60-vjeçares.
Në qytet atë ditë mbahej takimi i 67-të kombëtar i “Bersaglieri”, një trupe speciale të këmbësorisë italiane.