Mirosllav Lazanski, një komentues ushtarako-politik dhe ambasadori i ardhshëm i Serbisë në Rusi, pretendon se Prishtina nuk po e heq taksën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia sepse Amerika i përdor ato tarifa për ta detyruar Beogradin të bëjë marrëveshje politike me Rusinë.
Lazanski thotë se deri më tani Uashingtoni, nëse do të dëshironte vërtet, mund të kishte bërë presion ndaj shtetit të Kosovës shumë më fuqishëm për të tërhequr këtë vendim, por këtë nuk po e bën sepse SHBA po e përdor taksëm si një mjet shantazhi.
“Megjithëse thuhet se presioni vjen nga SHBA se taksat e vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia duhet të hiqen dhe se dialogu është i domosdoshëm, ai ende nuk ka ndodhur.
Kjo është e gjitha një aktrim. Sepse nëse do të donte vërtet, Uashingtoni mund të kishte bërë presion ndaj Prishtinës që të heqë menjëherë tarifat. Kështu, taksa përdoren vetëm për të bërë presion indirekt në Serbi.
Strategjia e tyre është kjo: Po, ju jeni mirë me rusët. Në rregull, ju duhet t’i shkëpusni marrëdhëniet me Moskën tani, kështu që ne do t’i bindim ata në Prishtinë që të heqin tarifat”, thotë Lazanski.