Gjatë ditës së djeshme u raportua shumë se sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, ka refuzuar ftesën që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Për sulmuesin i cili aktivizohet te skuadra e njohur zvicerane, Basel, u raportua se nuk është shprehur i gatshëm për t’iu bashkuar ‘Dardanëve’ dhe se po pret një ftesë eventuale nga skuadra e parë e Zvicrës.
Mirëpo, e vërteta është se 23 vjeçari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Gazeta Metro ka kontaktuar me menaxherin e Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shalën, i cili ka dhënë një përgjigjje të shkurt lidhur me këtë çështje.
‘’Jemi akoma në kontakte me të, por s’ka përgjigjje definitive akoma’’ – ka thënë Shala për ‘GazetaMetron’.
Kemal Ademi nuk ka luajtur asnjëherë për ndonjë përfaqësuese dhe mbetet të shihet nëse do të zgjedh Kosovën.