Mbi 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës, transmeton Korrespodenti.
Të dielën, më 6 tetor, qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:
PDK 22.28 %
LDK 30%
VV 30%
AAK-PSD 10.58%
NISMA-PD 2.20%