10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky është lëngu magjik, e shëron mëlçinë tepër shpejt

Rekomandime

Nga studimet rezulton se hirra përmban 16 lloje proteinash. Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për trupin.

- Advertisement -

Sakaq studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës.Pas vetëm 4 javëve të shtimit të proteinave të hirrës në ushqim, të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit.

Plotësimi i proteinave të hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur. Ekipi mjekësor i Universitetit të Losanës në Zvicër i cituar nga AgroËeb.org sugjeron fuqishëm se proteina e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e mëlçisë.Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është me rëndësi për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat.

Sipas shkencëtarëve, sëmundja e mëlçisë së dhjamosur konsiderohet të jetë pjesë e problemeve të metabolizmit dhe i lidhur ngushtë me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq. E është fakt i njohur se proteina ndihmon me humbjen e peshës. Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët.

- Advertisement -

Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të konsumit të kalorive ditore ul dëshirën me 60% dëshirën për të ngrënë.Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjelljen ulje peshe prej rreth 3,5 kg.

Dhe kjo duke mbajtur në ekuilibër masën muskulare sipas kërkimeve të AgroËeb.org. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë e proteinave me hirrë ju ndihmon të humbni peshë dhe të ruani masën e çmuar muskulare.

- Advertisement -

Mund të konsumoni një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

Ja përgatitja në shtëpi:

Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit