Video e një shoferi kosovar, i cili rri si pasagjer në veturën e tij, derisa ajo vozitet vetë është bërë virale në rrjetet sociale
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një shofer kosovar që është anëtar i këtij grupi, ka shpërndarë një video interesante.
Pamjet shfaqin aftësinë e një veturë AUDI, e cila vetëvozitet derisa shoferi i saj qëndron ulur në anën tjetër si pasagjer.
Video është xhiruar në njërën nga autostradat në Kosovë, ku edhe ka marrë shumë pëlqime e komente të ndryshme.
Veturat e reja sot kanë shumë teknologji të avancuar, përveç që ecin vetë, ato parkojnë vetë. Madje veturat e reja sot mund të dirigjohen edhe vetëm me një kontrollor.
AUDI mbetet njëra ndër markat më të mira në botë dhe më të pëlqyera për shqiptarët.