-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A i leu shkallët e pallatit pas urdhrit të Ramës, ja çfarë thotë Veliaj

Rekomandime

Kryeministri Rama pak ditë më parë shoqëroi në banesat sociale në Shkozë disa nga anëtarët e familjes Lala, të cilët janë edhe më të dëmtuarit nga tërmeti.

- Advertisement -

I pranishëm gjatë akomodimit të familjes ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Dhe teksa ngjitnin shkallët e pallatit, Rama ka vënë shkarravitjen e mureve. Kreu i qeverisë i kërkoi kryetarit që lyerja e shkallëve të bëhet sa më parë.

Duke e urdhëruar që t’i lyente ai të nesërmen që në orën 4 e 30 të mëngjesit.

- Advertisement -

Por, i pyetur në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite.

“Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit