1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Aksion i madh i Policisë së Kosovës në nivel vendi, kontrollohen 43 lokale

Rekomandime

Policia e Kosovës të premten më tre dhjetor ka zhvilluar një aksion në nivel vendi kundër trafikimit me njerëz, me ç’rast janë kontrolluar 43 lokale dhe janë mbyllur tetë prej tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku mes tjerash thuhet se gjatë operacionit janë gjetur armë dhe marihuanë.

- Advertisement -

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyrë profesionale, luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, në mënyrë që të mundësohet një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë.

Komunikata e plotë:

Drejtoria kundër trafikimit me njerëz e Policisë së Kosovës me operacion të gjerë në nivel vendi, kontrollohen 43 lokale, 8 prej tyre mbyllen nga inspektorët kompetentë

- Advertisement -

Prishtinë 4 dhjetor 2021,

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës.

Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim:

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyrë profesionale, luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, në mënyrë që të mundësohet një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit