Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të votojë nesër në Fakultetin Ekonomik-Juridik në Prishtinë.
Kështu është bërë e ditur nga LVV, në njoftimin e të cilës thuhet se Kurti do të jetë i pranishëm në qendrën e votimit në orën 09:30.
“Kryetari dhe Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, do të votojë nesër, në orën 9:30 në qendrën e votimit 1913E – Fakulteti Ekonomik-Juridik Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Ndryshe nga Kurti, kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, do të votojë në Fakultetin Filologjik në po të njëjtën orë.Në këtë fakultet pritet të votojë edhe kandidati për këtë pozitë nga PDK, Enver Hoxhaj, nga ora 10:30.