2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Albulena Haxhiu godet Haradinajn për Radojçiqin: Grupet KRlMlNALE priteshin në zyret më të larta të shtetit

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e grupeve të krlmit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook tha se dikur këto grupe kriminaIe janë pritur edhe në zyret e institucioneve tona më të larta, duke e goditur kështu liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit sa ishte në qeveri e kishte pritur në në zyrën e tij, Milan Radojiçiq.

- Advertisement -

“Lajm jashtëzakonisht i mirë saksionimi i grupeve të krimlt të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq. E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla krimlnale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës. Këto grupe krlminale, që hera herës priteshin edhe në zyret e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjell rend e ligj në atë pjesë të Republikës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e krlminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane”, shkroi Haxhiu.

Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit