5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Anketa e KosovaPress: PDK e para, Vetëvendosje e treta

Rekomandime

Numri i votuesve në anketën e KosovaPress vijon e rritet e kështu ka ndryshime edhe në renditjen e partive politike në pyetjen se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Votuesit deri në paraditen e sotme kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Kosovës si partinë që duhet të udhëheqë me vendin pas 6 tetorit. 10865 votues ose 36% mendojnë se PDK duhet t’i fitojë zgjedhjet.

- Advertisement -

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 9775 vota ose 32%.

Lëvizja Vetëvendosje është e treta me 8626 të votave ose 29%.

Është interesant fakti Nisma-AKR-PD dhe AAK-PSD kanë përqindje të njëjtë me 1%, por koalicioni me kandidat për kryeministër Fatmir Limajn ka 432 vota, ndërsa ai me kandidat Ramush Haradinajn 270 vota.

- Advertisement -

Ndërsa 161 votues kanë thënë se nuk e dinë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ka qenë LDK që ka udhëhequr me anketën.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit