-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Armend Muja: Radojçiq ishte king-maker i partive të rendit të vjetër në Kosovë dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I

Rekomandime

Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin, kanë vërshuar reagimet në Kosovë.

Edhe Armend Muja, ka reaguar ashpër, ku Radojçiqin e quan patron të veriut, i cili po akuzohej se kishte urdhëruar vr.asjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

- Advertisement -

Muja thotë se, Radojçiq ka terr.orizuar qytetarët në veri të Kosovës, ku tregon se u fuqizua përmes presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Gjithashtu, ishte edhe partner dhe king-maker i partive të rendit të vjetër në Kosovë në harrnimin e disa Qeverive. Së fundmi, edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I”, shkruan Muja në Facebook.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka kërkuar heqjen e fIetarr.estit për Milan Radojçiqin. Patroni i Veriut po aku zohej se kishte urdhëruar vr.asjen e Oliver Ivanovic dhe terr/orizimin e qytetarëve në veri të vendit.

Radojcic ishte krijuar dhe fuqizuar përmes bashkë-investimit të Presidentit të Serbisë Vucic dhe partive të rendit të vjetër të Kosovës në vitin 2013.

- Advertisement -

Ai ishte zbatues i projektit për uniformizimin e votës serbe, parandalimit te integrimit të komunitetit serb dhe rritjes së influencës së Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu, ishte edhe partner dhe king-maker i partive të rendit të vjetër në Kosovë në harrnimin e disa Qeverive. Së fundmi, edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I.

Heqja e fletarrestit për Patronin e Veriut mund të jetë larje e borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit