1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Befason Blerim Latifi: Ata që po e kritikojnë Kurtin, janë soji i njerëzve që po prisnin të shpërbleheshin me poste

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet e fundit, për disa kritika që janë bërë drejt kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë të cilën ai e udhëheq.

- Advertisement -

Latifi ka thënë se ata që dikur e lavdëronin Kurtin, e tani e kritikojnë, janë ata persona që kanë pritur të shpërblehen me poste nga ky i fundit.

“Ata që deri me 14 shkurt e çonin në qiell Albin Kurtin “e gjithdijshëm” dhe tani kanë filluar të hedhin vrer mbi të, ta dini se nuk janë të atillë që u dhemb zemra për këtë vend, duke parë gabimet e qeverisjes së tij. Jo, ata janë soji i njerëzve që kanë pritur të shpërblehen me poste nga Kurti për elozhet që i kanë thurur atij ndër vite, dhe kur e kanë parë se Kurti i ka harruar në ditën e shpërndarjes së posteve, i janë kthyer me kritika e akuza, të cilat nuk i pushojnë as ditën as natën”, thotë Latifi.

Një gjë e tillë Latifi thotë se ka ndodhur edhe gjatë viteve 2007 e 2008-të, shkruan Gazeta Infokus.

- Advertisement -

“E kam parë me sytë e mi sojin e këtyre njerëzve gjatë viteve 2007 e 2008. Llojlloj servilësh i shkonin pas Hashim Thaçit, shkruanin e shpërndanin elozhe gjithandej për të, pastaj kur Thaçi nuk ua mbushi gushën me poste e privilegje, ndërruan menjëherë fytyrën dhe filluan ta shanin poshtë e lart, ditën dhe natën.  Në këtë vend, kryesisht, njerëzit e kritikojnë pushtetin jo për atë se çfarë bën ai, por për faktin se nuk janë edhe ata pjesë e tij. Parimet morale dhe interesi i përgjithshëm i shtetit janë gjërat e fundit për ta cilat njerëzit e lodhin mendjen e në këtë vend.  Prandaj edhe i kemi punët kështu siç i kemi, për faqe të zezë”, tha ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit