15.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Botohet libri për Hashim Thaçin, me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu

Rekomandime

Dy gazetarët e njohur shqiptarë, Blendi Fevziu dhe Baton Hashiu janë bashkëautorë të një libri për Hashim Thaçit, të cilin e ka botuar shtëpia botuese UETPPRES me seli në Tiranë.

- Advertisement -

Kjo shtëpi botuese, në njoftimin për botimin e këtij libri, thotë se ‘Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi’, është një biografi e Presidentit të burgosur të Kosovës.

“Libri me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, është një lloj ‘dosja e lavdisë’ së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një ‘dosje akuzash’ me të cilat Presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale. Biografia e Thaçit shënon numrin 32, në serinë e kolanës 15 vjeçare me biografi nga më të ndryshmet që UETPRESS boton shpesh. Nga kjo fundjavë libri është nëpër libraritë kryesore dhe mund të porositet në shpërdarjen e botuesit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e UETPRESS.

Duhet theksuar, se të dy autorët, përveç njohjes së gjatë me Hashim Thaçin, që nga periudha e luftës e deri sot, kanë edhe një miqësi me të, miqësi të cilën nuk e kanë mohuar asnjëherë, pavarësisht të qenit në terrene politikë-media, që shpesh pamundësojnë një raport të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit