1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë ka në të vërtetë brenda një cigareje?

Rekomandime

Siç me siguri shumë prej nesh e dimë, cigarja është një shufër letre e rrotulluar rreth një gjetheje duhani të copëzuar.

Cigarja është e dizanjuar në mënyrë të atillë që të konsumohet duke e ndezur duhanin nga një burim zjarri për ta thithur më pas tymin përmes një filtri.

- Advertisement -

Në dukje një gjest i thjeshtë dhe i padëmshëm, ndezja e një cigareje është në fakt, gjeneruesi i mijëra kimikateve të dëmshme.

Më shumë se 6 mijë kimikate gjenden në tymin e cigares.

Në fazën e gurtë, cigarja ka grimca të tilla të gurta si fenolet, naftalina dhe nikotina. Nikotina, edhe pse mund të krijojë varësi, në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen.

- Advertisement -

Në fazën e gaztë të cigares, gjenden përbërës si monoksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe cianidi i hidrogjenit.

Kurse avujt e lëngshëm, përfshijnë formaldehid, metan, benzen, amoniak dhe açeton. Këto janë vetëm pak nga 6 mijë kimikatet që çlirohen me tymin e cigares.

- Advertisement -

Shumica e këtyre kimikateve vijnë nga djegia e duhanit në temperaturën 800 gradë Celcius. Për rreth 100 kimikate që gjenden brenda tymit, ka studime që tregojnë se janë shkaktarë të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen. Megjithatë, 1 miliardë njerëz nëpër botë ende janë duhanpirës.

Kështu, është krejtësisht i justifikuar angazhimi i qindra shkencëtarëve në të gjithë botën për të krijuar alternativa pa tym për të rriturit që zgjedhin të vazhdojnë. Gjetja e tyre më e fundit, një risi teknologjike në industrinë e duhanit, janë pajisjet me ngrohje.

Përmes pajisjeve me ngrohje si IQOS, e njohur edhe si HNB (Heat not Burn- Ngrohje, jo Djegie) shkencëtarët kanë mundur të ofrojnë një alternativë e cila duke mos djegur, redukton dëmin deri në 95%.

IQOS është madje edhe një produkt i autorizuar nga FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) si një produkt me risk të modifikuar.

Duke e ngrohur fijen e duhanit, pajisjet me ngrohje shmangin mijëra kimikate të dëmshme apo potencialisht të dëmshme, që çlirohen përmes djegies.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit