2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Challandes tregohet i sinqertë: Ky futbollist i Kosovës, është ‘numër një’ për mua

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për ‘Euro 2020’.

- Advertisement -

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur edhe për mungesën e Vedat Muriqit në dy ndeshjet e fundit të Kosovës.

Trajneri Challandes ka fjalë të mëdha për futbollistin prizrenas.

- Advertisement -

“Vedat Muriqi është lojtar cilësor, për mua është numër një”, tha Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

“Por, ne e kemi pasur Atdhe Nuhiun, që shënoi një gol në Çeki. Gjithashtu e kemi pasur edhe mungesën e Zenelit, që ka qenë lojtar i shkëlqyer”, vlerësoi Challandes.

- Advertisement -

“Por, ne do të duhet të luajmë edhe me lojtarë të tjerë. Mund të jetë e rëndësishme që numrat 13, 14 dhe 15 të luajnë mirë sepse mund të kemi edhe lëndime tjera”, potencoi Challandes.

“Vedati ishte i rëndësishëm për ne në këto dy ndeshje. Nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse Muriqi do të luante në dy ndeshjet e fundit”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit