3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Cilat janë 10 shtetet që prodhojnë më së shumti naftë në botë? Demokracia

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë dje vendim që t’i ndalin importet e naftës nga Rusia. Duket se një vendim i tillë ka qenë më i lehtë për Presidentin Joe Biden për faktin se vetëm 8 për qind nga importet e përgjithshme të naftës të SHBA’së janë nga Rusia. Një ndalesë e naftës ruse do të ishte e dhimbshme për Evropën.

- Advertisement -

Rusia mbulon rreth 40 për qind të nevojave evropiane të gazit për ngrohje, energji elektrikë dhe përdorim industrial si dhe ¼ e furnizimeve të Evropës me naftë. Evropianët kanë filluar ta zvogëlojnë këtë varësi nga rusët, por kjo do të marrë kohë.

Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar. Prodhuesit kryesorë të naftës në Shtetet e Bashkuara janë Alaska, Teksasi, Dakota e Veriut, Nju Meksiko dhe Oklahoma. Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 12,108,000 fuçi në ditë. Pason Rusia me 10,709,000 fuçi dhe më pas Arabia Saudite me 9,580,000 fuçi.

Por cilat janë shtetet që prodhojnë më së shumti naftë në botë

- Advertisement -

SHBA (12108)

Rusia (10835)

- Advertisement -

Arabia Saudite (9580)

Iraku (4620)

Kanadaja (4129)

Kina (3823)

Emiratet e Bashkuara Arabe (3068)

Kuvajti (2652)

Brazili (2604)

Irani (2213)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit