1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Dardanët” i qëndrojnë besnik Kosovës: Do të jemi përgjithmonë me lojtarët tanë, si në humbje ashtu edhe në fitore

Rekomandime

Mbrëmë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut me rezultatin final në 2:1, duel ky që ishte i vlefshëm për të u kualifikuar në “Euro2020”.

- Advertisement -

Kombëtarja jonë e humbi këtë rast, por nuk humbi tifozët “Dardanë” që premtojnë mbështetje gjithmonë për djemtë e Kosovës, shkruan IndeksOnline

Kryetari i tifozerisë “dardanë”, Lulzim Berisha përmes një postimi të gjatë tha se tifozët e Kosovës do të jenë gjithmonë me lojtarët tanë, si në humbje ashtu edhe në fitore:

“Kosova e humbi ndeshjen me Maqedoninë e veriut. Kjo ndeshje me të drejt quhej historike, sepse jepte mundësinë të shkohej në finale të play-off me Gjeorgjinë për kualifikim nê Euro2021.

- Advertisement -

Kosova vertetë humbi një rast të mirë për kualifikim në Kampionat Evropian.

Por, a do të thotë se me humbjen e ndeshjes duhet të humbim dinjitetin dhe të fshijmë kujtesën?

- Advertisement -

A do të thotë se me humbjen e kësaj ndeshje ne duhet të hudhim poshtë gjithë mundin, djersën dhe pse jo lotët e lojtarëve tanë për shumë vite që kaluan?

U harruan fitoret e njëpasnjëshme, rekordet e thyera pa humbje? U harruan gëzimet dhe krenarinë që na e sollën djemtë tanë me paraqitjet e shkelqyera? U harrua që me vite të vetmet lajme të mira nga Kosova në botë vinin nga këta djem, nga ky ekip, nga kjo kombëtare e futbollit?

U harrua që ne Dardanët, ishim me djemtë tanë në shi e në borë dhe kur pësonim humbje të njëpasnjëshme? Kur duhej të udhëtojmë me qindra kilometra edhe për ndeshjet që luanim si vendas?

Por, unë nuk i harroj asnjë nga këto. Sikurse nuk i harroj as ata që sikur tani, edhe në të kaluarën ishin kundër vet ekzistencës së kombetares së Kosovës. Nuk i harroj as fyerjet e atêhershme ndaj neve tifozëve të Kosovës, sikur që nuk do t’i harroj fyerjet që po u bëhen lojtarëve tanë tani.

Ne, Dardanët, tifozët e Kosovës, do të jemi përgjithmonë me lojtarët tanë, si në humbje ashtu edhe në fitore.

Ne, Dardanët, tifozët e Kosovës, bëjmë thirrje gjithë atyre që nga pezmi i humbjes së ndeshjes ofenduan lojtarët tanë, të ndalojnë me sharjet dhe komentet përçmuese.

Ndërsa atyre që ofendimet, sharjet dhe fjalët e pista kundër Kosovës dhe lojtarëve tanë i kanë në agjendë nga dita e parë kur Kosova u anëtarësua në UEFA dhe FIFA, u themi se Kosova dhe Dardanët janë këtu dhe do të jenë ketu përgjithmonë përkundër përpjekjeve tuaja përçarëse.

Ne, Dardanët, bijtë dhe bijat e tu, Kosovë.

Me respekt L.B”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit