1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deklarata e Palmerit në Prishtinë që nuk do t’i pëlqejë aspak Kadri Veselit

Rekomandime

Matthew Palme, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar gjatë ditës së djeshme Kosovën, ku mes të tjerash ka pranuar edhe shumë pyetje nga gazetarë dhe studentë të UP-së, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Palmer ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura në Kosovë si dhe rezultatin e arritur. Megjithatë nga deklarimi i tij vërehet qartë se as ai nuk e ka marrur seriozisht fushatën e Kadri Veselit për luftimin e korrupsionit.

Doke folur për zgjedhjet e mbajtura Palmer ka thënë se është e qartë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshime që kanë pasur parim të qartë luftimin e korrupsionit.

Kosova ka demonstruar fuqi të madhe demokratike me zgjedhjet në fillim të tetorit, të cilat vërtetuan rëndësinë e garës zgjedhore dhe të zërit të popullit. Përderisa numërimi i votave po finalizohet, është e qartë se opinioni publik i Kosovës votoi për ndryshim dhe duket se votuesit zgjodhën partitë që shprehin parime të qarta kundër korrupsionit dhe për zhvillim ekonomik më të madh e më të fokusuar. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përqafojnë këto qëllime”.

- Advertisement -

“E nxisim qeverinë e re për të parë mundësinë e normalizimit si përforcues të kësaj agjende – jo si konkurruese. Sytë e botës do të shikojnë se çka do të bëjë qeveria e re e Kosovës. A mund të merret me prioritetet e brendshme të kërkuara nga populli madje edhe përderisa merret me sfidat ndërkombëtare të cilat Kosova duhet ti zgjidhë për të përparuar. Kosovës i duhet një koalicion qeverisës që përfaqëson popullin njëzëri – një që ka objektiva reale dhe plan si t’i arrijë ato”, ka deklaruar Palmer, raporton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se gjatë ditës së gjatë fushatës zgjedhore, Kadri Veseli si kandidat për kryeministër nga PDK, kishte filluar fushatën për luftimin e korrupsionit, për çka kishte shkaktuar polemika të shumtë.

- Advertisement -

Partitë politike në Kosovë e kishin akuzuar pikërisht PDK-në për mbjelljen e korrupsionit./Gazeta Sinjali/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit