-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deklarata e rrallë e Fehmi Lladrovcit për BBC’në: Do të ishte nder i madh, të vdes për Kosovën

Rekomandime

Intervista e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhënë për BBC’në, ishte njëra ndër intervistat që për shumë qytetarë u bë frymëzim për të luftuar.

- Advertisement -

Fehmi Lladrovci ishte njëri ndër ushtarët dhe komandantët më të mirë të UÇK’së.

Ai kishte dhënë një intervistë për BBC’në, intervistë kjo që ka mbetur në kujtesën e shumë qytetarëve të vendit.

Në këtë intervistë, Lladrovci ishte pyetur nëse është i gatshëm të vdes për Kosovën, e kësaj pyetje i ishte përgjigjur tamam si një hero.

- Advertisement -

Me një buzëqeshje karakteristike ai dha një përgjigje që do të mbahet mend gjatë.

“Me gjithë dëshirë. Më e shtrenjtë është liria se jeta. Ky do të ishte nderi më i madh për mua”, ishte përgjigjur Lladrovci.

- Advertisement -

Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij Xhevë Krasniqi-Lladrovci ranë heroikisht me 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe.

Më poshtë keni intervistën e Lladrovcit dhënë BBC’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit