11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Deputeti i VV-së tregon “tradhtinë kombëtare” ndaj vendit, të cilën opozita e quante të mirë

Rekomandime

Të martën që kaloi u mbajt takimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku ishte detyruar kryeministri Albin Kurti të paraqitej me fusnotë.

Për këtë ka pasur kritika nga nga opozita duke thënë se dikur Kurti e kundërshtonte fustnotë, kurse tani po paraqitet me të.

- Advertisement -

Lidhur me kritikat në adresë të Kurtit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Haziri, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se fusnotën na e lanë të tjerët derisa Vetëvendosje ishte kundër kësaj fusnote.

Ai thotë se kritikat e opozitës në drejtim të Kurtit janë të pasinqerta.

“E para e punës është që fusnotën nuk e sollëm ne, atë na e lanë të tjerët. Madje, Lëvizja VETËVENDOSJE, qysh në atë kohë ishte pothuajse e vetme në kundërshtim të kësaj fusnote, duke thënë se nuk është fluskë bore, siç na paraqitej. Më vonë e pranuan edhe të tjerët se kjo marrëveshje ishte e dëmshme. Kritika e opozitës është shumë e pasinqertë. Ata e sollën fusnotën. Janë pikërisht ata që e mbronin madje këtë fusnotë, kur ne thoshim se është tradhti kombëtare, ata thonin është marrëveshje e mirë”, ka thënë deputeti Haziri.

- Advertisement -

Sipas tij, fajtorët janë ata që e sollën fusnotën dhe ata po duan që gabimin e tyre ta fshehin duke e akuzuar kryeministrin Kurti.

Megjithatë, Haziri thotë që Kosova është e obliguar të paraqitet me fusnotë, për shkak të marrëveshjes që e kanë arritur me Serbinë.

- Advertisement -

“Pikërisht në këtë pyetje duhet të përgjigjen ata që e sollën fusnotën. Ata janë fajtorët për një gjë të tillë. Më e rënda është që gabimin e tyre duan që ta fshehin duke e akuzuar kryeministrin Kurti, i cili qysh në fillim u pati treguar për dëmet që janë duke i bërë me pranimin e fusnotës.

Kosova është e obliguar që të paraqitet me fusnotë, për shkak të marrëveshjes që e kanë arritur me Serbinë, për të ndodhur një gjë e tillë, është e pashmangshme, derisa ne e përfaqësojmë shtetin e Kosovës, i cili kur udhëhiqej nga këta opozitarët e sotëm, në emër të shtetit e nënshkruan atë marrëveshje”, përfundon deputeti Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit