4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputetja e PDK-së thotë se Kurti po i “hanë fjalët” e veta, ia publikon fjalimin

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka rikujtuar një fjalim të Albin Kurtit, bërë në seancën konstituive të legjislaturës së VI.

Kurti shihet teksa flet për nenet dhe Kushtetutën rreth formimit të Qeverisë.Ndërsa, Musliu-Shoshi theksoi se Kurti po i ikën kësaj përgjegjësisë.

“Nuk po shkon në takim, nuk po e merr mandatin! Në anën tjetër, ai po e luan rolin e Gjykatës Kushtetuese! Dëshiron t’i shqyrtojë nenet që i ka përmendë Presidenti”, është shprehur ajo.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja e PDK-së i publikoi Kurtit fjalimin e thënë në seancën konstituive të datës 24 gusht 2017.

Dy vite më pas, Albin Kurti, na kthehet hipokrit, i ndërron fjalët, i ikën fjalës së dhënë, qindra mijëra votuesve të Kosovës. Ai po frikohet të matet!

“Caktoje mandatarin z. Kurti! Dil matu! Kuvendin do ta kesh plot deputetë! Dil mate fuqinë tënde! E njëjta “vagë” që nuk ndryshon kurrë! 61 deputetë më së paku të duhen! Dil matu z. Kurti”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Qytetarë të Kosovës,

- Advertisement -

Presidenti i Shtetit po e kryen DETYRIMIN KUSHTETUTES për ta konsultuar Partinë Politike, për ta caktuar mandatarin për formimin e qeverisë. Presidenti nuk po e refuzon, as nuk po e pengon, e as nuk po e zgjedh kandidatin për Kryeministër. As nuk po e negocion e as nuk po i kërkon arsyetim për kandidatin. Presidenti po i kërkon Albin Kurtit dhe Vetëvendosje-s, propozoje kandidatin dhe formoje qeverinë.

Në ndërkohë, ai po i ikën përgjegjësisë! Nuk po shkon në takim, nuk po e merr mandatin! Në anën tjetër, ai po e luan rolin e Gjykatës Kushtetuese! Dëshiron t’i shqyrtojë nenet që i ka përmendë Presidenti.

Por, z. Kurtit, më duhet t’ia kujtoj një fjali të tij, të thënë në seancën konstituive të dt. 24 gusht 2017, për korrektësinë, fjalia e tij:

“Menjëherë pasi ta kemi zgjedhur kryetarin e Kuvendit, duhet t’ia shkruajmë një letër Presidentit, që ai t’ia propozojë Kuvendit kandidatin për kryeministër sipas nenit 95 të Kushtetutës, pikës 1, përkatësisht 4 të këtij neni.” (transkripti i seancës së dt. 3 dhe 24 gusht 2017, fq. 58).

Dy vite më pas, Albin Kurti, na kthehet hipokrit, i ndërron fjalët, i ikën fjalës së dhënë, qindra mijëra votuesve të Kosovës. Ai po frikohet të matet!

Caktoje mandatarin z. Kurti! Dil matu! Kuvendin do ta kesh plot deputetë! Dil mate fuqinë tënde! E njëjta “vagë” që nuk ndryshon kurrë! 61 deputetë më së paku të duhen! Dil matu z. Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit