Fitim Idrizi djali i dëshmorit të kombit, Rrahman Idrizit, nga Gjakova , ka shkruar një letër prekëse ku ia ka dërguar nënës së tij, shkruan Gazeta NewBorn.
Idrizi, i ka thënë nënës së tij se po ikë nga Kosova për një jetë më të mirë, e sipas tij ai këtë po e bën jo nga dëshira por nga zori.
Nanë edhe do dite do iku nga këtu, por deshiroj të të lë një leter. Nanë kjo leter është e larë me lotë! Sa shumë sakrifica bërë për të më rritur dhe tash unë do iku nga Kosova si e gjithë rinia Kosovare.
Jo pse unë po deshiroj te largohem por Nënë spo kam mundesi të tjera, të perfundosh Studime dhe të qëndrosh në shtëpi, a është mirë? – Jo pra nuk është! Nënë mi bëjë të gjitha Hallall, sepse po të lë vetem per disa vite. Nënë une po iku nga këtu per të formuar një Karrier, për të gjetur një punë te cilen nuk po e ofron Kosova per mua dhe gjithë të rinjët e Kosovës.
Më fal Nënë. Më falë qe menzi po pres te largohem nga ky vend. Më fal shumë por smund të i duroj deshtimet e keti vendi më, sepse unë nuk i meritoj këto deshtime