13 C
London
E premte, 22 Tetor, 2021

Letra 125 vjeçare e gjetur nën dysheme i kthehet familjes së personit që e shkroi

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Një letër e shkruar në vitin 1894 e gjetur mes dërrasave të dyshemesë së një shtëpie më në fund do t’i kthehet familjes së personit që e shkroi.

Letra u gjet gjatë punimeve për prishjen e shtëpisë për ndërtimin e Bibliotekës Shtetërore të Hobartit.

Rex Nightingale, 82 vjeç, e gjeti letrën ndërsa po punonte si zdrukthtar për ndërtimin e Bibliotekës Shtetërore në 1960.

Letra u shkrua nga Sidney Hulbert më 13 maj 1894.

Në letër ai shkruante për vështirësitë në punë në Sidney duke thënë se do donte të mos kishte shkuar kurrë.

“Punoj 13 orë në ditë dhe çdo të diele për 15 monedha në javë. Do dëshiroja të mos kisha ardhur kurrë në Sidney. Jam i lodhur”, shkroi ai.

Pasi u publikua në faqet e medias së huaj ABC, letra u identifikua nga mbesa e autorit, Robyn Lobb.

“Sapo e pashë, e dija se ishte e shkruar nga ai”, tha Robyn. “Gjyshja ime, e cila vdiq kur ishte 103 vjeç, gjithmonë i niste letrat e saj saktësisht në të njëjtën mënyrë”./oranews

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img