-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dy vajza në QKUK po presin rezultatet për koronavirus

Rekomandime

Dy persona, të dyja këto femra, njëra e vitit 2000, tjetra 1997, janë pranuar në Infektivë me dyshimet për koronavirus.

Analizat për të njëjtat janë marrë dhe pritet të dalin sot gjatë ditës.

- Advertisement -

Të dy këto femra janë izoluar në dhomat e veçanta në Klinikën Infektive.

Deri më tani në QKUK janë bërë analiza të disa personave dhe asnjë nuk është diagnostikuar me virusin e quajtur Covid-19.

Në Shqipëri, ndërkaq, të dielën mbrëma janë konfirmuar dy raste të prekura me koronavirus. Njëri prej të prekurve kishte ardhur nga Italia, ndërsa është infektuar edhe babai i tij.

- Advertisement -

Italia është shteti evropian që ka më së shumti banorë të infektuar me koronavirus. Deri të dielën janë regjistruar 7 mijë dhe kanë vdekur 366 persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit