1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

E pritshme, ky është shteti që mbështet vendimin e Rusisë

Rekomandime

Siria ka thënë të martën se mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajonet ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, si të pavarura.

Këto rajone njihen si Donbas.

- Advertisement -

Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donjeck dhe do të bashkëpunojë me to”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mikdad.

Sipas agjencisë, Mihdad i ka bërë këto deklarata në Forumin Valdai në Moskë më 22 shkurt.

“Ajo çfarë Perëndimi po bën kundër Rusisë sot, është e ngjashme me atë që ka bërë kundër Sirisë gjatë Iuftës TERR0RlSTE”, është cituar të ketë thënë ai.

- Advertisement -

Rusia është aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad prej shpërthimit të Iuftës në Siri më 2011.

Mikdad ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi vazhdojnë të mbështesin terrorizmin në Siri, i cili përbën kërcënim për Lindjen e Mesme dhe botën.

- Advertisement -

Më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim të të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë.

Ai po ashtu ka thënë se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si, siç i ka quajtur ai “paqeruajtës” – deklaratë të cilën Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar “pakuptim”.

Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër vendimin e Putinit. /REL/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit